Nga shtatori i vitit 2025, skena politike shqiptare u rifreskua me një valë të re emrash në Kuvendin e Shqipërisë.
Partia “Lëvizja Bashkë” u përfaqësua për herë të parë në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Pasuria e dpetetit Redi Muçi i cili përfaqëson partinë “Lëvizja Bashkë” është larg retorikës së partisë, e cila ka qenë pranë të varfërve dhe shtresës së mesme duke i shpallur ‘luftë’ oligarkëve.
Me 162,783 euro, pasuria e Redi Muçit përbëhet nga asete klasike: dy apartamente me sipërfaqe mesatare, një makinë e fituar me dhurim dhe kursime nga paga.
