Çim Peka, Bushati, Shkullaku e Sonila Meço të shqetësuar për darkën e Ramës me vajzën e Trump, thirrje për të shpëtuar Ivankën nga rreziku

Kryesore

Publikuar: 22/01/2026

Çim Peka, Bushati, Shkullaku e Sonila Meço të shqetësuar për darkën e Ramës me vajzën e Trump, thirrje për të shpëtuar Ivankën nga rreziku

Gazetarët pranë televizionit të Familjes Berisha, Çim Peka dhe Sonila Meço, por edhe analistët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku kanë reaguar të shqetësuar për darkën e Edi Ramës me vajzën e Presidentit Donald Trump, Ivanka Trump. Çim Peka shpreh shqetësimin se Edi Rama po gënjen vajzën e Presidentit Amerikan, ndërsa pyet nëse Ambasada Amerikane e ka informuar Ivankën se me çfarë personi ka të bëjë, duke iu referuar Ramës si rrezik i madh për vajzën e Trump.

E ka marr peng! Rama e ka marr “peng” Ivanka Trump dhe u thote mediave qe eshte edhe Kushner. Nderkohe Kushner ne krah te Trump dhe Rubio ne Davos. Cdo seconde qe po kalon po tregon se eshte ne hall te madh. Pse nuk i mjafton Ivanka Trump por genjen edhe per Kushner? Ka njoftuar te gjitha mediat ta filmojne nga jashte lokalit, nderkohe qe Ivanka Trump ka ardhe cdo tre muaj dhe eshte takuar me te. Pse ka kaq nevoje ne keto momente te ekspozohet me te? A po i jep mesazh Gjykates Kushtetuese per vendimin qe duhet te jape per Ballukun neser? A e di Ivanka Trump qe po perdoret nga Edi Rama? A e kane informuar partneret shqiptare se me cfare manipulatori kane te bejne? Po ambasada e SHBA? Gjithsesi mediat nderkombetare jane me sy e vesh nga Tirane, Vlora e Porto Romano!“, shkruan Peka.

Ndërkaq, Sonila Meço ka ngritur shqetësimin se darka e Ramës me Ivanka Trump po shitet si një ngjarje madhore.

Në të njëjtën kohë që në Davos mblidhen aktorët realë të vendim-marrjes globale, liderë, shtete, banka qendrore, fonde sovrane, institucione, në Shqipëri, nga një propagandë provinciale mbështetur nga media servile po shitet si ngjarje madhore një darkë private në Zvërnec e kryeministrit me Ivanka Trump. Pasi u shpërnda pa skrupuj lajmi i rremë se në takimet e ditës dhe darkën luksoze qe i pranishëm edhe Jared Kushner, mbrëmja kulloi çdo delir e dalldi mbi rëndësinë e re të Ramës tek Presidenti Trump. Parantezë: Trump nuk lejon dhe nuk ndalon lëvizjet private të vajzës së tij. Amerika nuk funksionon si oborr sulltani“, shkruan Meço.

Nga ana tjetër, analistët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, përmes portalit Lapsi.al kanë ngritur shqetësimin për restorantin ku Edi Rama dhe Ivanka Trump darkuan mbrëmjen e së mërkurës.

Të shoqëruar edhe nga persona të tjerë Trump dhe Rama kanë darkuar në restorantin “Gjurma” në kompleksin “Lungomare 2” duke tentuar të mbajnë larg kamerat e mediave. Restoranti i përket kuzhinierit të njohur Aldo Mehmeti ndërsa kompleksi është ndertuar nga kompania “Adhenis” që figuron në emër të Artur Shehut, një emër i njohur në Vlorë dhe jo vetëm për shkak të përmendjes prej vitesh në aktivitete të paligjshme“, shkruan Lapsi.al.