Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë ardhur sërish në Vlorë.
Vajza dhe dhëndri i presidentit Donald Trump sapo kanë mbërritur në qytetin bregdetar dhe janë shoqëruar me forca të shumta policie, raporton TCH.

Kushner ka ardhur rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, në një nga hotelet e zonës.
Çifti për herë të fundit në Shqipëri ishte në korrik të 2025.
Çifti Kushner-Trump mbërriti në një restorant pa paralajmërim rreth orës 13:00, duke u ulur në verandë, ndërkohë që ambienti kishte edhe klientë të tjerë. Ata kërkuan të konsumonin peshk të freskët dhe zgjodhën Sinagridhën, një nga peshqit më të shtrenjtë në treg, i cili u gatua sipas një recete tradicionale, i mbuluar tërësisht me kripë.