(VIDEO) Demokrati kundër Berishës: Me foltoret dhe fjalimet e tua Rama nuk ikën

Aktualitet

Publikuar: 20/01/2026

(VIDEO) Demokrati kundër Berishës: Me foltoret dhe fjalimet e tua Rama nuk ikën

Kreu i PD-së, Sali Berisha, duket se po përballet në foltoret e tij me atë që vetë ka gatuar për një periudhë të gjatë.
Një ndër demokratët, ndërsa Berisha ishte duke folur në takimin e sotëm në njësinë 4 në Tiranë, iu kundërpërgjigj, duke i thënë se Edi Rama me foltore dhe me fjalime nuk ikën.
Një gjë e tillë, nuk i pëlqeu Berishës, i cili e kundërshtoi.
Mirëpo, demokratët nuk kanë faj, sepse ata kanë dëgjuar për një kohë të gjatë pikrëisht Berishën që të fliste me gjuhën e dhunës dhe të forcës, ndërkohë që tani nuk dihet se pse e ka zbutur gjuhën dhe ligjërimin e tij./TemA