Ish-deputeti i PS Alqi Bllako tërheq vëmendjen e qytetarëve në Tiranë pas daljes nga burgu

Aktualitet

Publikuar: 20/01/2026

Ish-deputeti i PS Alqi Bllako tërheq vëmendjen e qytetarëve në Tiranë pas daljes nga burgu

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Tiranës pas daljes nga burgu…

Ai është parë përsëri në publik, pas daljes nga qelia ku ka qëndruar më shumë se 3 vite e gjysmë në kuadër të çështjes së inceneratorëve. Ai u lirua në nëntor 2025, kur masa e “arrest në burg” u konsiderua e përmbushur duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Bllakos iu hoq e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vjet. Akuzat ndaj Bllakos lidheshin me korrupsionin pasiv dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

SPAK e akuzoi se ka përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 120,000 € dhe rreth 75 MILION Lekë përmes favorizimit të kompanive që fituan koncesionet për inceneratorët dhe përmes ndikimit të tij si zyrtar publik.

Ai u arrestua për herë të parë në prill 2022, pasi GJKKO pranoi kërkesën për “arrest me burg” të SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre në çështjen e inceneratorëve. Bllako u shpall fajtor për korrupsion pasiv dhe e dënoi me 4 vjet burg, që me zbritjen e gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vite e 8 muaj, kohë që ai e pati kaluar në paraburgim dhe për këtë arsye u lirua.

Gjatë proceseve gjyqësore, Bllako deklaroi se ishte i pafajshëm, duke mohuar pretendimet e SPAK për ndikim të paligjshëm në dhënien e koncesioneve./JOQ