Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra.
Lajmi konfirmohet nga burime mediatike pranë Gjykatës Administrative.
Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale.
Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim.