Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës: Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!

Aktualitet

Publikuar: 19/01/2026

Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës: Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar protestën e zhvilluar sot nga opozita, duke publikuar në rrjetet sociale foto nga protesta e mbështetësve të Sali Berisha brenda dhe jashtë Kuvendit.

Pamjet krahasimore të shpërndara nga Balla tregojnë një pjesëmarrje të kufizuar në protestë, si në kaosin e krijuar brenda Kuvendit, ashtu edhe në sheshin përpara tij.

Në postimin e tij në Facebook, Balla ironizoi numrin e protestuesve duke shkruar:

“A me duket mua apo këta janë njëlloj, si numër flas, sa në sallë edhe në shesh? Domethënë bashkë me stafin”.
Më herët në parlament, Balla i bëri thirrje opozitës që deri javën e ardhshme të vendosin të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, ose shumica do t’i bëjë ndryshimet pa ata.