Ndërkohë që bëri thirrje për protestë, deputeti i PD-së i ‘shkel’ syrin mazhorancës së PS-së: Jam dakord për uljen e numrit të deputetëve

Politikë

Publikuar: 19/01/2026

Ndërkohë që bëri thirrje për protestë, deputeti i PD-së i ‘shkel’ syrin mazhorancës së PS-së: Jam dakord për uljen e numrit të deputetëve

Deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar se protesta e 24 janarit do të jetë një protestë ndryshe nga të tjerat.

Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt, Baçi tha se format dhe mënyrat e të protestuarit do të jenë nga më të ndryshmet.

Ai vuri në dukje se asnjë nuk do t’i ngjajë protestave paraardhëse.

Kjo do të jetë një stinë protestash, një vazhdimësi protestash, protesta dhe forma nga më të ndryshmet. Format dhe mënyrat nga më të ndryshmet. Asnjë protestë nuk do t’i ngjajë protestave paraardhëse. Do të jetë një formë krejt ndryshe”, theksoi Luan Baçi.

Baçi shpjegoi më tej se protesta e 24 janarit si protestë kombëtare është dita e qytetarëve shqiptarë.

Sipas Baçit, 24 janari do të jetë në duart e qytetarëve protestues dhe “do të jenë ata që do të vendosin për mënyrën se si do të zhvillojnë protestën”.

Se si do të jetë këtë do t’ia lëmë kohës dhe vendit për ta provuar dhe për ta vërtetuar. Unë shpeshherë në çdo dalje e kam thënë që dita që caktohet për protestë kombëtare është ditë e qytetarëve, është ditë e qytetarëve, pushteti në datën 24 janar do të jetë në duart e qytetarëve protestues, do të jenë ata që do të vendosin për mënyrën se si do të zhvillojnë protestën”, u shpreh më tej Baçi.

Ndërkohë që kur u pyet për propozimin e mazhorancës për uljen e numrit të deputetëve, deputeti i PD-së, Luan Baçi, u shpreh se ai ishte dakort me një numër më të vogël deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë. 

“Mendimi im personal ësthë që 140 deputetë janë shumë në një vend me 3 milionë banorë” – u shpreh Baçi