Goditi bashkëfshatarin me thikë, zbardhet sherri në Fier

Aktualitet

Publikuar: 18/01/2026

Goditi bashkëfshatarin me thikë, zbardhet sherri në Fier

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj Lulzim Muça, i cili akuzohet se në qershor të vitit të kaluar ka tentuar të vrasë bashkëfshatarin e tij, Ferit Balkiu, në zonën e Divjakës.

Ngjarja ka ndodhur më 9 qershor 2025, rreth orës 15:30, në fshatin Çermë Sektor.

Sipas hetimeve, pas një debati verbal me fyerje reciproke, situata ka përshkallëzuar në dhunë fizike, ku i pandehuri ka sulmuar fqinjin me mjet prerës, duke e goditur disa herë.

I plagosuri ka marrë dëmtime serioze, të cilat, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit.

Lulzim Muça akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.