Mesazhi i SHBA / 40 emrat e krimit që marrin tendera, leje për kulla dhe pasuri publike nga qeveria

Investigim

Publikuar: 17/01/2026

Mesazhi i SHBA / 40 emrat e krimit që marrin tendera, leje për kulla dhe pasuri publike nga qeveria

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, në përfundim të trajnimit të FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, deklaroi se krimi i organizuar, duke theksuar se ‘kriminelët’ janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare. Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv“, tha diplomatja amerikane në Tiranë.

Mesazhi i fortë dhe i drejtëpërdrejtë është për veshët e qeverisë shqiptare dhe degët e saj. Gati gjysma e figurave të krimit të organizuara në kërkim nga SPAK, jo vetëm nuk arrestohen, por disa prej tyre ruhen nga segmente policore kundrejt pagesave mujore.

Të paktën 40 njerëz të krimit, veçanërisht të trafikut të drogës, përfitojnë tendera publikë në vlerë qindra milionë euro nga qeveria. Përfitojnë leje ndërtimi dhe koncensione, madje ka edhe raste ku janë shpallur investitorë strategjikë, si për shembull Pëllumb Gjoka, pjesë e bandës së Behar Bajrit, i akuzuar për vrasje, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Ndërkaq, 52-vjeçari Bujar allias Marsel Shega, i konsideruar nga SPAK si ‘truri financiar’ në organizatën kriminale të Suel Çelës, ka marrë miliona euro tendera publikë për pastrimin e qyteteve përmes kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”. Ish bosi i prostitucionit në Piacenza të Italisë, Lefter Lamaj, i dënuar me 11 vit burg, ka marrë rreth 15 milionë euro tendera publikë (shërbim lavanderi), përmes kompanisë Devis shpk, ndryshuar emrin në Abi’s shpk, kaluar në emrin e bashkëshortes Kristinka Leka.

Gëzim Salillari, i njohur si Gëzimi Kashtës, i dënuar me 11 vite burg për trafik kokaine dhe heroine, përfiton dhjetëra milionë euro para publike përmes kompanisë Rej shpk, në të cilën është aksioner me 20 % përmes kompanisë Kliva. Nazif Bajrami, i skeduar për trafik kokaine në Zvicë, ka marrë mbi 30 milionë euro tendera publikë gjatë 5 viteve të fundit përmes kompanisë Bajrami N.

Gentian Sharra, anëtar i grupit kriminal të Talo Çelës, ka marrë 17 milionë euro tendera publikë për furnizim me mish përmes niptit L32517203Q, ndërsa Pashk Rrapi allias Anton Gjinaj, i dënuar për trafik kokaine në Spanjë, ka marrë miliona euro tendera përmes kompanisë Alesio-2014 si leje për kulla përmes ekonomistes (Arjola Hysa).

Tendera miliona euro dhe leje ndërtimi ka përfituar edhe Edmond Bego, allias Manoli Bego, allias Sajmir Sina, allias Belul Gjatari, i dënuar për trafik droge. Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja, një nga figurat kryesore të krimit në Fier, ka përfituar fonde të Bashkimit Evropian për Bujqësinë (294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit) si dhe leje ndërtimi përmes kompanisë Isufaj- 2004.

Durim Bami, një prej figurave kryesore të krimit të organizuar, në kërkim nga SPAK, rezulton nga përgjimet se ka përfituar leje për hotele dhe pallate në emrin e një biznesmeni i shpallur non grata nga SHBA. Leje ndërtimi për pallat 18 kate ka marrë edhe Altin Hajri, për të cilin SPAK ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës.

Klement Balili, i njohur si ‘Eksobari i Ballkanit’, i dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, përfiton para publike përmes kompanisë kompanisë “Balili Co”, ndërsa ka rimarrë pasuritë e sekuestruara. Trafikanti i drogës Kristian Boçi allias Agustin Boçi allias Kristian Botsi, i cili po liron 50 milionë euro pasuri të sekuestruar, ka marrë hidrocentrale përmes kompanisë Mak-08.

Arbër Çekaj, i dënuar me 21 vite burg për 613 kg kokainë, ka përfituar 264 mijë dollarë nga fondet BE-së, përmes Ministrisë së Bujqësisë, për ndërtimin e 9 dhomave frigoriferike në Maninas, gjoja për ruajtjen e frutave. Nga fondet e BE për bujqësinë ka përfituar edhe Agron Metvelaj, trafikant i hershëm droge, subjekt i ligjit anti-mafia. Elvi Rroshi, një personazh me disa emra dhe i dënuar për përdhunim në grup në Itali, ka përfitur 250 mijë euro nga programi i IPARD përmes kompanisë “KAVALJON”, me letra dhe aplikim fals.

Fejzo Zekaj, i dënuar si pjesë e dy linjave të trafikut të heroinës në Breshia të Italisë, vijon të marrë leje ndërtimi nga qeveria duke pastruar paratë e drogës. Edhe Suel Çela, në kërkim nga SPAK si kreu i një prej organizatave kriminale më të rrezikshme, ka përfituar prona publike dhe leje për fotovoltaike përmes kompanisë Çela P shpk.

40 njerëzit e krimit, drogës dhe parave të pista që marrin tendera dhe leje ndërtimi

Pëllumb Gjoka, investitor strategjik

Arben Isufi (Ben Qimja), leje ndërtimi dhe fonde nga BE për bujqësinë

Kristian Boçi (Agustin Boçi, Kristian Botsi), hidrocentrale

-Edmond Bego (Manoli Bego, Sajmir Sina, Belul Gjatari), tendera dhe leje për kulla

Suel Çela, prona publike, leje, emërime, tendera

-Altin Hajri, leje për kulla

-Ervin Mata, leje për kulla

-Gëzim Salillari (Gëzimi i Kashtës), tendera.

-Lefter Lamaj, tendera publikë

-Gentian Sharra, tendera publikë

-Bujar Shega, tendera publikë

-Pashk Rrapi (Anton Gjinaj), tendera dhe kulla

-Agron Metvelaj, fonde për bujqësinë

Ermal Beqiri (grup kriminal), tendera publikë

Gëzim Hoxha (grup kriminal), tendera publikë

Nazif Bajrami, tendera publikë

-Roland Ziu, koncensione

-Arbër Çekaj, fonde për bujqësinë

-Elvis Roshi, fonde për bujqësinë dhe leje

-Fejzo Zekaj, leje për kulla

-Elvis Martinaj, hidrocentrale dhe leje

-Dorian Beu, port peshkimi

Elvis Doçi, leje për kulla

-Artur Shehu, leje ndërtimi në det

-Arjan Ndoci, leje ndërtimi

-Edison Sali, tendera publikë

-Erzen Breçani, tendera dhe HEC-e

Sulejman Fusha, tendera dhe leje ndërtimi

-Renato Sali, tendera publikë

Ilir Karçini, licenca dhe leje

-Fatmir Kuqi, tendera publikë

-Fatmir Kajolli, leje ndërtimi

-Gentian Daja, leje ndërtimi

-Agron Kapllanaj, tendera publikë

-Elman Abule, leje ndërtimi

-Hajdar dhe Franc Çopja, leje ndërtimi

-Durim e Valter Bami, leje për hotele