Kreu i PD-së, Sali Berisha, është duke zhvilluar ‘Foltoren’ e tij të radhës me demokratët në zonën e Laprakës, e cila është një nga më të mëdhat në Tiranë.
Ajo që bie në sy është pjesëmarrja e ulët e demokratëve, të cilët duket se nuk po i përgjigjen më kreut të PD-së dhe janë duke e braktisur.
Me sa duket, kjo ka qenë arsyeja që paraditen e sotme, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha ka kërkuar nga deputetët, që të vijnë së bashku me familjarët e tyre në takime dhe protesta.
Ky takim në Laprakë bën diferencë nga takimet e Salianjit, i cili ka nisur t’i mbushë sallat plot, ndërkohë që Berisha sa vjen dhe i rrudhen pjesëmarrësit nëpër këto takime./TemA