Sali Berisha i bën thirrje diasporës shqiptare të organizojë protesta të fuqishme para institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësive diplomatike që sipas tij përfaqësojnë Edi Ramën.
“Dimensioni i problemit të diasporës është një çështje madhore për ne, dhe ne do bëjmë gjithçka për elaborimin sa më të shpejtë dhe të saktë të të gjithë rolit të saj, angazhimit dhe kontributit të saj.
Por edhe njëherë shfrytëzoj këtë rast të ftoj diasporën, të organizojë protesta më të fuqishme para përfaqësive të narkoshtetit kudo që ndodhen, para institucioneve ndërkombëtare në mënyrë që të demaskohet Edi Rama dhe përfaqësitë e tij.
Ndaj dhe të ndërmerrni protesta të fuqishme para ambasadave, të gjuani vezë dhe domate në drejtim të tyre, si dhe protesta pranë institucioneve ndërkombëtare”, tha Berisha.