Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja, e cila e përdorte për të kryer veasje. Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të ndryshme dhe të tjerë që gjendeshin jashtë flasin në SKY ECC se si ta lirojnë gjuajtësin sepse kishin mbetur pa qitës.
Nga dosja kuptohet se si përpara se Altin Ndoci ta bënte fakt arratisjen gati 5 vjet nga këto biseda në SKY ECC, anëtarët e organizatës Çopja ku dyshohet se ai bën pjesë shfaqeshin shumë të shqetësuar për arrestimin tij.
Ndoci lakohet me nofkën “kokë çami” dhe siç përmend SPAK anëtarët flasin jo vetëm si ta lirojnë me çdo kusht, por edhe të mbulonin shpenzimet familjare deri dhe pagesat për avokatët.
SPAK e cilëson këtë metodë tipike mafioze që synonte heshtjen dhe që për ti thënë se organizata nuk e kishte lënë në harresë, në këtë dosje Altin Ndoci tashmë i arratisur akuzohet për vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Endri Alibej, Arben Dylgjerin dhe të një shtetasi turk, e po ashtu për vrasjen e Kelvi Brahos.
Sa duke u cituar nga i penduari Nuredin dumani e sa duke u përmendur në Sky ECC, Altin Ndoci shfaqet sipas SPAK kur refuzon planin 1 milionë eurosh për të vrarë Erjon Alibej, në kohën që ai ishte në paraburgim sepse kjo sipas tij që ishte e pamundur. Por edhe si i përfshirë në grabitjen e gati 5 milionë eurove në pistën e Rinasit.
Çështja ndaj organizatës Çopja është në seancë paraprake dhe aty dyshohet se ka rolin e krahut të armatosur të të dyshuarve kryesore.
Për herë të parë përballja me SPAK e Altin Ndocit ishte për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë dhe Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës. Ky hetim që solli dhe arrestimin e Ndocit nisi nga rrëfimi i Klevis Allës.
Për katër SPAK vrasjet u tërhoq sepse kishte hapur një kuti tjetër nga rrëfimet e Nuredin Dumanit. Në këto seanca Altin Ndoci paraqitej gjakftohtë dhe shpesh akuzat i ka hedhur poshtë përmes avokates.
I përshkruar si i burgosur i rrezikshëm, dhe me një dosje të hapur, Ndoci hyn tani te të kërkuarit e SPAK, që ndryshe nga ata që nuk i ka kapur, Ndocin e kishte në qeli dhe u arratis.
Babai i Altin Ndocin: Nuk ka bërë gabime, nuk i kemi borxh askujt
Edhe pse përgjimet tregojnë se Altin Ndoci ishte një veasës me pages i organizatës kriminale Çopja, babai i tij, Nikoll Ndoci tha në një intervistë për Top Channel se djali i tij nuk ka bërë asnjë gabim dhe se nuk i kishin borxh askujt.
“Djali im s’ka bërë asnjë gabim, nuk ka gabuar në dijeninë time që përfundoi në burg. Kishte shumë marrëdhënie të mira, as edhe një indice të vogël. Kisha frikë që ditën e parë që u arrestua para 6 vitesh dhe kam ndenjur gjithmonë me frikë sepse të vriteshin 2 vëllezër nuk ishte një gjë e vogël, njeriu lind dhe vdes kur ta dojë Zoti dhe jo robi. Tani unë nuk i ruhen asnjërit më, nuk i kemi asnjërit borxh as unë as djali im. Unë nuk mbaj asnjë lloj qëndrimi pasiv, doja që dje të denoncoja në polici se e dua djalin tim, unë nuk pash asnjë polic. Para një ore erdhën nja 5-6 veta bënë një kontroll, asnjë bisedim apo marrëdhënie me policinë”, u shpreh babai i të arratisurit Altin Ndoci.