Hapet gara për zv.drejtorin e BKH. Pas emërimit të Joni Ketës në krye të BKH, ka mbetur vendi vakant.
Të drejtën për të garuar për këtë post e kanë vetëm hetuesit e BKH.
Ndër kriteret janë:
Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a. Kërkesë për aplikim;
b. Një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale ;
c. Jetëshkrimi ;
d. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
e. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
f. Certifikatë mbi njohurit e gjuhës angleze.
Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22.01.2026.