Çim Peka tërheq dorëheqjen nga Syri Tv pas përplasjeve me Gaz Spahinë: Gazetarë të pavarur kishte vetëm në kohën e Berishës, pasi erdhi Rama u bënë kurva

Kryesore

Publikuar: 14/01/2026

Çim Peka tërheq dorëheqjen nga Syri Tv pas përplasjeve me Gaz Spahinë: Gazetarë të pavarur kishte vetëm në kohën e Berishës, pasi erdhi Rama u bënë kurva

Gazetari pranë Familjes Berisha, Çim Peka, pas dorëheqjes nga vendimi për t’u larguar nga Syri Tv pas përplasjeve me mëkëmbësin e Shkëlzenit (Gaz Spahinë) dhe hetimeve për pastrim parash, ka diagnostikuar realitetin mediatik në cilësinë e ‘gazetarit të pavarur’. Peka shkruan se gazetarët ishin të pavarur gjatë qeverisjes Berisha, pasi ky i fundi nuk u ofronte pazar. Sipas tij, pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, gazetarët u bënë ‘kurvat e mediave’. Me ikjen e Ramës, Peka parashikon shkrirjen e këtyre gazetarëve, sipas tij, të shitur, bashkë me Partinë Socialiste.

Disa muaj më parë, Çim Peka dha dorëheqjen nga Syri Tv pas përplasjeve të vazhdueshme me Gaz Spahinë, i besuari i Shkëlzen Berishës për administrimin e Syrit. Përplasjet u përshkallëzuan në gusht. Peka sinjalizoi dorëheqjen përmes një statusi në Facebook, të cilin e editoi (ndryshoi) pas disa minutash.

Peka akuzohej për flirte dhe pazare me disa oligarkë dhe segmente të pushtetit të Rilindjes pas kurrizit të shefit të tij, Shkëlzen Berishës, i cili ka caktuar si mëkëmbës Gaz Spahinë për kontrollin e çdo lëvizje në televizionin me zyra te pallati i Ilir Metës, por sidomos për menaxhimin financiar, sistemimin e parave cash, ndarjen 70 % të pagës së punonjëve cash (në dorë), reklamat, futjen e parave të pista etj.

Sipas burimeve është dashur ndërhyrja e Berishës që Peka të jepte dorëheqjen nga dorëheqja dhe të vijonte sezonin në shtator. Megjithatë, raportet mes Spahisë dhe Pekës janë të ndera. Përpos pagës së lartë cash, një kosto e kosiderueshme për arkën e Shkëlzenit, Peka, duke përdorur Syri Tv, dyshohet për përfitime nga oligarkë dhe pushtetarë si; makina luksoze, pushime, dhurata, pasuri, para cash etj.

Ndërkaq, në Prokurorinë e Tiranës ka një dosje për pastrim parash nga Syri Tv, i regjistruar si Fondacion, me pronar në letra Çim Peka, prestanome i Shkëlzen Berishës. Sipas dosjes, Çim Peka me pagë 800 euro në muaj, ka financuar me mijëra euro Syrin Tv. Paratë dyshohet se i ka marrë nga Shkëlzeni, i cili ka përdorur Pekën dhe punonjës të tjerë për të finacuar televizionin, përmes donacioneve të pajustifikuara me të ardhurat e ligjshme. Prapaskena mëson se kjo dosje do të tërhiqet nga SPAK në kuadër të hetimit pasuror për Familjen Berisha.