Berisha paralajmëron Ramën: Gjej vrimën e miut po ma preke Drejtësinë!

Aktualitet

Publikuar: 13/01/2026

Berisha paralajmëron Ramën: Gjej vrimën e miut po ma preke Drejtësinë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi me demokratët në Lezhë.

Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të penguar drejtësinë do të ketë pasoja, duke iu drejtuar Ramës me fjalët:

“Po pengove drejtësinë, do të kesh fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës.”

“Beson se do të përdorësh imunitetin për të shpëtuar? Gjej vrimën e miut. Kurrë nuk do ta pranojmë,” përfundoi Berisha.