Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës

Kronike

Publikuar: 12/01/2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës.

Shtetasi A. F., banues në këtë fshat, ka njoftuar autoritetet se dera kryesore e subjektit të tij, një servis automjetesh, është gjetur e dëmtuar.

Grupi hetimor,  ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet për sqarimin e rrethanave. Paraprakisht dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga vendosja e një lënde plasëse.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, pa u raportuar të lënduar.

Njoftimi: 

Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtur derën kryesore të subjektit të tij(servis).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.