Sherr i rëndë në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bëjnë për spital dy kushërinjtë

Aktualitet

Publikuar: 12/01/2026

Sherr i rëndë në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bëjnë për spital dy kushërinjtë

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Nikolin dhe Gergj Marku, 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç dhe Kevin Ndoka, rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Nikolin dhe Gergj Marku, të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se babë e bir kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e babë e bir, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.