Tryeza e Partisë Demokratike me partitë opozitare vijon të shkaktojë përplasje dhe sulme mes vetë opozitarëve.
Pas sulmeve që drejtori i komunikimit te Sali Berishës, Alfred Lela, u drejtoi atyre që dolën kundër zhvillimit të tryezës, ka ardhur një kundërpërgjigje e ashpër nga Shpend Gashi, i cili e ka sulmuar publikisht Lelen.
Pas Gashit, edhe Adriana Kalaja ka reaguar duke kritikuar zëdhënësin e Partisë Demokratike.
Në një koment në postimin e Shpend Gashit, Kalaja shprehet se Alfred Lela ka qenë një nga arsyet pse ajo refuzoi ftesën e Sali Berishës.
“Një nga arsyet pse refuzova takimin”, shkruan Kalaja në komentin e saj. (TemA)