Referuar një fluksi denoncimesh, faktesh dhe evidencash, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur të kuotohet muajt e fundit si institucioni publik më i korruptuar, i përfshirë në një skemë masive shtërngimi dhe zhvatje ndaj dhjetëra kompanive në Shqipëri, skema mashtrimi, afera korruptive dhe pastrim parash, duke i dhënë shërbimit të inspektimit natyrën e një grupi të strukturuar kriminal.
Protagonist i degradimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial në një çerdhe pazaresh dhe grupi të dyshuar kriminal është kryeinspektori Sokol Zaimi, i cili posedon një pasuri me vlerë qindra mijëra euro me burim të dyshimtë.
Çfarë po ndodh në ISHT?
Nga denoncimet dhe informacionet e siguruara, rezulton se tregu i inspektimeve nuk funksionon në kushte të barabarta konkurrence, por dominohet nga disa bashkëpunime të privilegjuara me natyrë korruptive. Kompanitë e privilegjuara ndajnë fitimin me kupolën Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial për shërbimin e inpektimit, ndërsa firmat e tjera përjashtohen nga marrëveshjet me ISHTI, duke i detyruar të ulin çmimin e shërbimit dhe lënë kështu në kufijtë e mbijetesës.
Tech Inspect, bashkëpunimi kryesor
Burime konfirmojnë se Tech Inspect është kompania kryesore që bashkëpunon me ISHTI, me një ndarje të raportuar 50% – 50%. Ky bashkëpunim e vendos kompaninë në një pozicion dominues në treg, ndërkohë që çmimet e aplikuara janë relativisht të larta, duke rënduar drejtpërdrejt bizneset dhe subjektet që i nënshtrohen inspektimit. Tech Inspect zoterohet nga Azis Toska 15%; Astrit Isufi 50%; Maria Papa 20%; Igli Bejtja 15%.
EISA, marrëveshje e ngjashme
Kompania EISA renditet si bashkëpunëtori i dytë kryesor i ISHTI. Edhe pse nuk ka transparencë të plotë mbi përqindjet e përfitimit, burimet flasin për një marrëdhënie pothuajse të ngjashme me atë të Tech Inspect, si në volum ashtu edhe në nivel çmimesh të larta. Eisa zotërohet nga
E. L. 60%, B. D. 40%. Pra, kosumatori final, bisnesi në këtë rast vuan pagesa më të larta për shërbimet e përfituara për shkak të këtyre marrdhënieve prefereciale midis operatorëve në treg dhe Inspektoriatit Teknik Shteteror ISHT.
J-Energy, përjashtim nga skema
Ndryshe nga dy kompanitë e para, J-Energy, me bazë në Durrës, ka një formë bashkëpunimi, por operon me çmime shumë më të ulëta. Ky fakt ngre pikëpyetje të forta:
Si është e mundur që e njëjta shërbim të ofrohet me diferenca kaq të mëdha çmimi?
Kompanitë e tjera jashtë loje
Pjesa tjetër e kompanive të tregut nuk kanë marrëveshje direkte me ISHTI. Ato detyrohen të ulin çmimet deri në limite mbijetesese për të ofruar këto shërbime tek bisnesi. Ka edhe raste kur certifikatat e konformitetit të lëshuara nga këto bisnese nuk merren në konsideratë nga Inspektoriati edhe pse janë konform ligjit në fuqi, të akredituara nga DPA dhe të miratuara nga MIE, duke detyruar konsumatorin final të ribëjë inspektimet me “kompanitë e preferuara” të Sokol Zaimit.
Kjo krijon një sistem ku pak kompani përfitojnë, ndërsa shumica funksionojnë në kushte të pabarabarta. Prapaskena po verifikon dhe përpunon evidenca të tjera, të cilat ngrenë dyshime të forta mbi kupolën e ISHTI-t duke i dhënë hijen e një grupi kriminal, bashkë me kartelin e kompanive klienteliste. Në bazë të provave dhe fakteve, Prapaskena do të referojë edhe një kallëzim në SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Pyetjet që kërkojnë përgjigje
Kjo skemë abuzimi ngre disa pyetje thelbësore për drejtimin e ISHTI nën kryeinspektor Sokol Zaimi:
-Pse disa kompani kanë marrëveshje të favorshme dhe të tjera jo?
-Pse mungon transparenca mbi përqindjet dhe kriteret e bashkëpunimit?
-A po dëmtohet konkurrenca e lirë dhe interesi publik?
-A po dëmtohen këtu bisneset me çmime të pa drejta për shërbime, të cilat në normalitet do të paguanin çmime më normale? VIJON…