Pallati i Mirela Kumbaros, dhuratë nga trafikanti i drogës Muçobega, interesa korruptive, zhvatje dhe pastrim parash

Kryesore

Publikuar: 07/01/2026

Pallati i Mirela Kumbaros, dhuratë nga trafikanti i drogës Muçobega, interesa korruptive, zhvatje dhe pastrim parash

Pse pallati te “Rrota e Kuqe” quhet “Pallati i Mirela Kumbaros” dhe çfarë duhet të hetojë SPAK…

Ky pallat me nëntë kate mbi tokë dhe një kat parkim nën tokë në zonën e plazhit te Rrota e Kuqe në Durrës, përflitet se është i Mirela Kumbaros, bërë dhuratë nga një trafikant me biznes ndërtimi.

Ashtu si qeveritarët marrin miliona euro dhe pasuri në mënyrë të paligjshme si shpërblim për favore me leje ndërtimi dhe toka publike për pallate, kulla e resorte, edhe për këtë pallat thuhet se i është bërë dhuratë ministres Mirela Kumbaro në plazhin e Durrësit.

Leja për këtë pallat i është dhënë kompanisë “Bega 07” të trafikantit Erben Muço Bega dhe “AKM Group”, në pronësi të djalit të tij, Kristi Muço Bega dhe nipit Armand Muço Bega, të futur në grupin e ndërtuesve të favorizuar me ndikimin e Kumbarës së tyre, Mirela Kumbaro.

Pallati i Mirelës

Këtë e vërteton vendimi numër 53, datë 2 Prill 2024, për ndërtimin e një objekti nëntë kate mbi tokë dhe një kat nën tokë në rrugën Pavarësia, Durrës, i firmosur nga Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro.

Ja pse quhet “Pallati i Mirelës”

Meqë kjo leje ndërtimi u dha jashtë planit rregullues të zonës së plazhit në Durrës dhe në kundërshtim me përcaktime turistike, mjedisore dhe arkeologjike, Agjencia e Zhvillimit të Territorit nuk e firmosi deri më 31 Tetor 2024. Ishte ndikimi i Mirela Kumbaros te kryeministri Edi Rama dhe përgatitja e dokumentacionit urbanistik, mjedisor dhe arkeologjik të falsifikuar dhe në shkelje të ligjit, që i hapi rrugën ndërtimit të pallatit në zonën Rrota e Kuqe të Plazhit Durrës. Pikërisht për këtë arsye, objekti quhet pallati i Mirela Kumbaros.

Ndoshta nuk është e vërtetë, por është fakt se me ndikimin e Bablokut dhe me dokumente të firmosura nga Mirela Kumbaro, kompania “Bega 07” e trafikantit Erben Muço Bega vetëm brenda vitit 2024, ka marrë disa leje ndërtimi në Himarë, Durrës dhe Tiranë, mbi toka shtetërore të dhëna falas.

Ky informacion përbën indicie për hetim nga SPAK, për të verifikuar nëse pallati i është bërë dhuratë Mirela Kumbaros nga trafikanti Erben Muço Bega, si shpërblim për favorizimin me leje ndërtimi dhe toka publike.

Sepse emri i Mirela Kumbaros ka dalë në disa dosje të tjera të SPAK-ut, konkretisht për aferën e pikës së vogël të tokës brenda Parkut të Butrintit dhënë oligarkut Itajet Ismailaj për kompleks vilash e pallatesh, në lejen dhënë kompanisë së Salsameris Hako për qebaptore në qendër të Butrintit, në dosjen e Ilir Beqjas për vjedhjen e fondeve të BE-së dhe në shumë afera të tjera.

Leje ndërtimi dhe toka që ka marrë Arben Muço Bega, të firmosura edhe nga Mirela Kumbaro

Vetëm gjatë vitit 2024, në favor të kompanisë Bega 07 të trafikantit Arben Muço Bega, ministrja Kumbaro ka sekserizuar dhe firmosur pesë leje ndërtimi për resorte, pallate e kulla.

-Leje numër 34, datë 2 Prill 2024, për resort 1 deri 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nën tokë në Potam, Himarë.

-Leje numër 53, datë 2 Prill 2024, për godinë banimi dhe shërbimesh me 7 deri në 9 kate mbi tokë dhe 1 kat parkim nën tokë në rrugën Pavarësia, Durrës, që thuhet se është pallati i Mirela Kumbaros.

-Leje numër 15, datë 9 Korrik 2024, për godinë banimi dhe shërbimesh me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë në rrugën Teodor Keko, Unaza e Re, Tiranë.

-Leje numër 13, datë 25 Shtator 2024, për resort me hotel, vila dhe shërbime në Himarë.

-Leje numër 37, datë 25 Shtator 2024, për godinë 30 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë te Unaza e Re, Tiranë. /Pamfleti

Pallati i Mirelës

/Pamfleti