Akuza për shpërdorim detyre/ Pezullohen 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat

Kronike

Publikuar: 07/01/2026

Akuza për shpërdorim detyre/ Pezullohen 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka pezulluar nga detyra, katër punonjës të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Më konkretisht janë pezulluar:

 Inspektor A.S., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

– Inspektor M.D., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

– Inspektor A.Q., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

– Inspektor K.G., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat.

Sipas AMP, nga hetimet ka rezultuar se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, me veprime dhe mosveprime në shkelje të ligjit kanë penalizuar / favorizuar drejtues të mjeteve të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.