Ilir Meta reagon i alarmuar nga burgu: Këta kusarë të Rilindjes janë përgjegjës për përmbytjet

Politikë

Publikuar: 06/01/2026

Ilir Meta reagon i alarmuar nga burgu: Këta kusarë të Rilindjes janë përgjegjës për përmbytjet

Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me përmbytjet e ndodhura gjatë kësaj të marte.

“Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë.

Këta kusarë janë përgjegjës për dëmet e shumta materiale që mijëra familje shqiptare në Durrës pësuan sot nga hajdutëria “rilindase””, shkruan Ilir Meta. (TemA)