Pasi ish-deputeti Ervin Salianji mbajti një “Foltore” në qytetin e Elbasanit, duket se situata në Partinë Demokratike dhe në degën lokale në Elbasan mbetet e tensionuar, teksa nuk kanë munguar as akuzat e forta mes palëve.
Fillimisht ishte kryedemokrati Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka që hodhën akuza se pas takimit të Salianjit, qëndronte Suel Çela, i cili konsiderohet si i “forti” i Elbasanit. Akuzat u kundërshtuan nga anëtarët që morën pjesë në takim.

Në mbështetje të Berishës dhe Nokës doli edhe deputeti Blendi Himçi, i cili më parë ka qenë kreu i PD-së në Elbasan. Por duket se demokratët në Elbasan janë hakmarrë ndaj Himçit. Në rethimin e degës së PD në Elbasan, janë vendosur të brendshme të kuqe.
Pikërisht për të ironizuar deputetin e PD-së, i cili gjatë përleshjeve në seancën e fundit në Kuvendit, iu zbuluan se kishte veshur të brendshme të kuqe, demokratët i kanë bërë një ‘dhuratë’ Himçit, i cili është lakuar si ish ushtar i Qazim Sejdinit.
