Fillimisht është menduar se ka shpërthyer kutia elektrike e sahateve por më pas ka rezultuar se ka qenë lëndë plasëse. Policia, e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.
Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Hysni Ymeri, 69 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”, rreth orës 10:10.
Hysni Ymeri u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por duket se gjithçka ka rezultuar pa sukses, pasi ai kishte ndërruar jetë.