Unioni i Gazetarëve: Elton Tozaj u rrah në mes të rrugës nga persona që janë identifikuar, pse nuk arrestohen?

Aktualitet

Publikuar: 27/12/2025

Unioni i Gazetarëve: Elton Tozaj u rrah në mes të rrugës nga persona që janë identifikuar, pse nuk arrestohen?

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas dhunimit brutal të gazetarit të shou bizz, Elton Tozaj, ngjarje kjo e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në prani të dhjetëra dëshmitarëve.

Dhuna ndaj gazetarit Elton Tozaj, akt kriminal që duhet zbardhur dhe autorët të ndëshkohen!

UGSH ndan me shqetësim dhe tronditje lajmin e publikuar nga shumë media dhe familjarë të gazetarit Elton Tozaj, për dhunimin barbar që persona të identifikuar kanë kryer mbi kolegun.

Ngjarja e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, e vërejtur nga dhjetra kalimtarë, përbën një akt kriminal dhe dhunues. Gazetari Tozaj për këtë arsye, sipas familjarëve, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe në luftë për ruajtjen e shikimit.

UGSH kërkon sqarimin zyrtar të këtij episodi dhe ndëshkimin e dhunuesve, sikundër i urojmë kolegut shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në reagim.