Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori, i sekuestrohet një thikë dhe një sëpatë/ Emrat

Kronike

Publikuar: 26/12/2025

Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori, i sekuestrohet një thikë dhe një sëpatë/ Emrat

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja.

Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit Eri Velecia

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia, 42 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë)”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.