Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik.
Prokuroria e Posaçme, e njohur për shqiptarët si SPAK, u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në kuadër të një procesi madhor të reformës në drejtësi. I mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, SPAK-u ka fituar një reputacion të madh për hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, si dhe mbështetje të gjerë publike në Shqipëri.
I pyetur nga BIRN se cilat do të jenë prioritetet e tij kryesore gjatë mandatit si kreu i SPAK-ut, 43-vjeçari Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij. Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.
Nëse ka një veprimtari kriminale, e cila nuk është goditur nga SPAK gjatë drejtimit të Arben Krajës dhe më pas të Altin Dumanit, janë call centerat. Disa operacione të SPAK-ut në bashkëpunim me autoritetet partenere në këtë drejtim, kanë prekur vetëm vetëm ‘peshqit e vegjël’. Bosët dhe kokat e call centrave në Shqipëri nuk janë goditur.
Krahas vijimit të aktivitetit kriminal të mashtrimit të qytetarëve evropianë, bosët e call centerave po pastrojnë paratë e pista, duke i investuar në ndërtim. Kokat e mashtrimit me celulat call centera nën mbrojtje të rreptë policore po bashkëpunojnë me ndërtues, duke hequr dhjetëra milionë euro në ndërtimin e kullave, vilave dhe resorteve.
Ata kamuflohen pas ndërtuesve me emër. Me paratë e mashtrimit me bursa dhe forma të tjera janë hapur dhjetëra kantiete ndërtimi nga Tirana në Jug të vendit. Ka edhe bosë call centerash, të cilët kanë marrë në emrin e tyre leje për të ndërtuar kulla, resorte dhe kompleks vilash, përmes kompanive të tyre fantazmë. Krahas parave të trafikut të drogës, korrupsionit dhe evazionit fiskal, paratë produkt i mashtrimit të qytetarëve evropianë mbeten një nga burimet kryesore që po ushqen ndërtimin e kullave në Tiranë.
Disa nga bosët e call centrave
Klevis Latifi është një nga emblemat e mashtrimit me call centera. Edhe pse i kamufluar, Latifi e ka nisur aktivitetin kriminal para Amant Josifit, i fshehur në Dubai, pasi akuzohet për një skemë mashtrimi 2.4 miliardë euro. 34-vjeçari Latifi, me prona nga Tirana në jug, ka arritur së fundmi të blejë edhe Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, duke mbyllur një hetim për pastrim parash. Ai vijon në të njëjtën kohë aktivitetin kriminal dhe pastrimin e parave.
Nipi i Arben Malajt, Flladi Malaj konsiderohet si një nga kokat e mashtrimit me Forex në zonën e Kristal Center tek Komuna e Parisit dhe Selitës. Në këtë zona kontrollon një grup prej 100 vetash, të cilët mashtrojnë qytetarët evropianë.
Vëllezërit Xhulio e Flladi Malaj, në janar 2015, krijuan rrjetin e tyre ilegal Call-Center dhe zhvilluan aktivitet me 13 pika në Tiranë, 5 pika në Vlorë e 5 pika në Fier, të pa regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të padeklaruara në Tatime, por të lejuara prej tyre e prej policisë, ngaqë kanë lidhje me kupolën e qeverisë dhe paguajnë ryshfete të majme.
Për të pasur edhe mburojë e justifikim ligjor, dy vëllezërit Xhulio e Flladi Malaj, gjatë vitit 2019 krijuan 6 kompani online për oferta, konsulencë e asistence biznesesh, depozitash e investimesh financiare dhe kontakti brenda e jashtë Shqipërisë, nëpërmjet komunikimit e menaxhimit tregtar, të cilat në fakt ishin e janë rrjet mashtrues Forex.
Rrjeti i kompanive të Malajt nuk kanë bilance, por vetëm përdoren për skemat e mashtrimit dhe pastrim parash.
Policia dhe Tatimet, e dinë që në zonën e Farkë-Selitës në Tiranë, kryen aktivitet mashtrimi me disa salla Call-Center me licencë, por pa bilance tatimore prej 4 vitesh, rrjeti kriminal i 6 firmave të vëllezërve Xhulio e Flladi Malaj, të cilët kanë si bazë lokalin e tyre “Casa Mokador” te Komuna e Parisit në Tiranë.
Florian Sula nga Divjaka, vijon vjedhjen sistematike dhe të sofistikuar me vlerë miliona euro ndaj qytetarëve evropianë, përmes skemës së investimit të rremë në bursa. Edhe pse figuron pa asnjë historik biznesi dhe pa të ardhura të ligjshme, Florian Sula ka investuar vitet e fundit qindra mijëra euro në pasuri të paluajtshme nga Tirana në bregdet, ndërsa i ka shpëtuar deri më sot të gjitha hetimeve të SPAK për grupet kriminale në fushën e mashtrimit. Mjeshhtri i Forex Florian Sula, derivat i Josifit, vitet e fundit, me paratë e siguruara përmes mashtrimit me pasoja të rënda, ka blerë prona me vlerë qindra mijëra euro nga Borshi deri në Himarë.
Pronat janë blerë me qëllim zhvillim e tyre për të ndërtuar hotele dhe vila, një formë kjo masive për pastrimin e parave të pista. Ndryshe nga shumë bosë call centrash që kanë hequr dorë nga skemat e mashtrimit dhe po pastrojnë qetësisht paratë pista në ndërtim, Florian Sula vijon të jetë aktiv në aktivitetin kriminal të mashtrimit me invesimet e rreme në bursa, duke pastruar në të njëjtën kohë paratë që janë produkt i aktivitetit kriminal, në bashkëpunim dhe kamuflim me disa biznesmenë të njohur.
Arben Koçollari menaxhon një rrjet call centerash. Pas tij qëndrojnë shtetas rusë dhe izraelitë, të skeduar për trafik organesh, pastrim parash, mashtrim me pasoja të rënda dhe veprimtari të tjera kriminale. Krahas Arben Koçollarit, me rol të rëndësishëm shfaqet shtetësja Egla Gjinollari, ‘merimamga’ e hapjes dhe mbylljes së një karteli kompanish fantazmë, të përdorura për pastrim parash dhe qëllime të tjera kriminale nga grupi me shqiptarë, rusë dhe izraelitë.
Gëzim Demollari është një prej bosëve të mashtrimit me call centera. Demollari menaxhon disa qendra të fshehta call centerash në Elbasan dhe Tiranë, duke rekrutuar dhjetëra operatorë. Demollari i shpëtoi një operacioni policor disa muaj më parë, pasi u lajmërua nga personi që e garantonte në polici. Bosi i call centerave vijon të kryejë veprat penale si; mashtrim kompjuterik, fshehja e të ardhurave, mospagimi i taksave dhe tatimeve, punësimi i paligjshëm dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Italiani Jean Paul Max Maconi, pjesë e rrjetit të Amant Josifit, jo vetëm i ka shpëtuar veprimit të drejtësisë, por falë lidhjeve të forta vijon aktivitetin kriminal në Shqipëri përmes një karteli kompanish, me të cilat kamuflon celulat call centera. Italiani dyshohet se ka lidhje me personazhe të skeduar për mashtrim me pasoja të rënda si David Todua, Rati Tchelidze, Guram Gogeshvili, Joseph Mgeladze, Andrii Kalaus dhe Michael Benimini.
Xhovane Xhabrahimi dhe Jeton Haxhija, pjesë e bandës së Amant Josifit, komandojnë disa call centera në Tiranë, duke zhvatur qytetarët evropianë.
Erindi Pysqyli, edhe pse i goditur nga drejtësia si ortak i ‘legjendës’ Amant Josifi, vijon aktivitetin e mashtrimit, maskuar në forma të ndryshme, bashkë me grupin e tij që përbëhet nga Berlando Saraçaj, Iris Puce, Adrian Korriku, Bora Kamberi, Ndriçim Sula, Arbana Bushaj, Anila Toska, Suela Toska, Gjergj Rebi, Anjeza Josifi, Egla Picari, Albjona Kraja, Pietro Kuqi etj.
Erindi Pysqyli dhe Berlando Saraçaj janë në ortakëri me Fation Topallin, Dorjan Remanica, Gjergji Rebi, Arsel Vrapi, Julian Rebi, Denis Picoka, Egnajt Kondakçiu, Pietro Kuqi, Shkëlzen Sinanaj etj.
Pas goditjes nga SPAK, skema ka vijuar nga anëtarët e grupit, ndërsa mbyllja e kompanive kriminale të demaskuara iu besua Arbana Bushajt, Greta Terziu, Anila Toskës, Egla dhe Anjeza Josifit.
Bëhet fjalë për kartelin kriminal APA-LIAISON shpk, MIZU shpk, Ever PLUS shpk, NOVEM ALBANIA shpk, D&D Management shpk, C.V.S shpk, EBI MEDIA MARKETING shpk, CTA GROUPE shpk, ORI TECH shpk, Prima shpk, IOSS shpk, Odyssey shpk, EUROPE SERVICE GROUP, Spot MT shpk etj.
Vijojnë t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor grupi Peti, i cili vepron nga Sauku, në ish Bllok deri te pallatet e Jamarbër Malltezit. Me mbrojtje të fortë shtetërore, grupi Peti ka siguruar miliona euro nga skemat e mashtrimit me call center. Paratë e aktivitetit kriminal i kanë investuar në pasuri të paluajtshme, kulla dhe kompleks vilash.
Trafikanti i drogës Shkëlqim Ostreni komandon një call center, më parë me bazë në rrugën “Idriz Guri” në Astir, ku sipas një raporti policor, u ka zhvatur qytetarëve italianë mbi 30 milionë euro.
Endri Noti dhe Gerson Tafa është një tjetër dyshe që po bën kërdinë me call centera në mes të Komunës së Parisit, në një objekt pas “lulishtes”. Kompania e tyre UP Group, me objekt aktiviteti në fushën e menaxhimit dhe marketingut, si dhe në konsulencën dhe trajnimet profesionale, në të vërtetë kryen aktivitetin e vjedhjes me forex mu në mes të Komunës së Parisit.
Tundimit për t’i hyrë aktivitetit kriminal me call center nuk i ka shpëtuar as këngëtari Besmir Metani. I maskuar me nipte të ligjshme dhe bizes në dukje të rregullut, Besmir Metani kontrollon një celulë call center në Kompleksin Mengalem në Ali Dem, pronë e Fatmir Bektashit, ortakut të Jamarbër Malltezit në pastrimin e parave të pista në ndërtim. Ortaku i Besmir Metanit në skemën e zhvatjes së qytetarëve evropainë përmes mashtrimit, është Artan Karoli, një personazh që prezantohet si grafik dizanj, i skeduar për udhëtime të dyshimta në Izrael.
Metani ka lidhje edhe bosët e mashtrimit Mendim Domi dhe Jusel Mici, të arrestuar nga SPAK për zhvatje me vlerë miliona euro.
Arjan Sinanaj ose Arjan Labi siç ka dëshirë të njihet në TikTok është një personazh i çuditshëm që nga një fans i rrjeteve sociale, në të vërtetë është një fans i vjedhjes miliona euro ndaj italianëve duke i mashtruar me investimet nëpër bursa. Për më pak se dy vite aktivitet, ky personazh ka arkëtuar miliona euro të vjedhura, duke i investuar në prona, automjete dhe jetë luksoze. I vendosur diku pranë zonës së “Brrylit” zyra e Arjan Sinanajt ka arritur që nëpërmet një stafi vetëm me vajza, të fusë në xhep mbi 2 milionë euro.
Klaris Bakiasi, pronar dhe administrator i kompanisë MVC Production, ushtron aktivitetin e zhvatjes së qytetarëve evropianë përmes platformave mashtruese.
Një tjetër grup i madh dyshohet se është riaktivizuar, ku përfshihen Ardit Topalli, Remilio Muka, Silvio Hysa, Jusel Mici, Emiljano Paja. Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.
Pjesë e bandës së call centerave janë edhe Julian Markaj, Roland Kamberaj, Erik Shehi, Ilir Nuredini, Erlind Prenga, Olsi Poçari, Mirsad Nokiçi, Lorenc Lleshi, Arqile Arshi, Denis Picoka, Shkëlzen Sinanaj, Ardita Trupja, Iris Hysenaj, Fatjon Topalli, Dorjan Remanica, Gjergji Rebi, Arsel Vrapi, Julian Rebi, Petro Kuqi, Egnajt Kondakçiu, Arsel Vrapi.
Një tjetër bandë e zbuluar nga të huajt dhe shërbimet përbëhet nga Ermion Markaj, Patricja Radovani, Donald Toma, Arteo Butsi, Emanuele Jaho, Fiodor Ziu, Olti Ferhataj, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, Mojsi Zuna, Bruno Gjini, Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi, Silvana Veliu, Klodin Memo, Erjon Kasmi, Edri Dyrma, Elona Leka, Xhulian Xhafa, Suada Kurti, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, Alban Sinanaj, Armand Luga, Lorenc Skenderasi, Fjorel Luga, Ismail Mici, Eduart Spasari, Fatmir Qershori, Mariglen Karaj, Elisa Caci, Valbona Abedinaj, Gilberdo Pushani, Frenk Lumi, Desar Bano, Jozef Palushani, Felicia Pop, Armend Haxhiu, Igli Isufaj, Gertin Qinami, Bajram Hoxha, Aldo Margjoni, Ergi Ali, Doris Telhallari, Eldjon Lleshi etj.
Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Ines Muçostepa, dyshohet se është pjesë e skemës së mashtrimit të qytetarëve evropianë, përmes celulave call centera në Tiranë. Muçostepa ka komanduar një ushtri prej 700 vetash në fushën e mashtrimit. Muçostepa njihet si shefja e call centerave intaliane në Tiranë, të cilat kanë nisur të mbyllen dhe të kamuflohen me aktivitete të tjera që pas hetimeve dhe arrestimeve masive, me ndërhyrjen dhe agazhimin e autoriteve gjermane dhe spanjolle.
Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga etj., drejtojnë një rrjet call centerash në Tiranë. Ata u telefonojnë qytetarëve gjermanë, të cilëve u prezantoheshin si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto.
Gleni Allushaj, rezulton drejtuesi i një prej organizatave më të fuqishme të call centrave, e përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Me lidhje të forta policore, organizatës deri më sot i janë arrestuar vetëm disa operatorë. Dyshja ka ngritur një perandori financiare përmes mashtrimit të qytetarëve Evropianë.
Eldi Xhelilaj dhe Enea Mema, derivate të Amant Josifit dhe lidhje e Ndriçim Sulës, i arrestuar rastësisht pasi e kërkonte gjysma e Evropës, udhëheqin një prej skemave të vjedhjes me forex në Tiranë, duke pastruar miliona euro që vijnë nga ky aktivitet.
Lorin Xhelilaj, i njohur për jetën e luksit në Dubai, posedon gjithashtu disa celula call center në Turanë, në emër të njerëzve të besuar, duke zhvatur dhe pastruar miliona euro.
Eno Kepi dhe Bledar Palloshi komandojnë një kartel kompanish si mbylesë për një rrjet call centerash, duke mashtruar qytetarët evropianë.
Alban Xhepa, i dënuar në Itali për drogë, falsifikim e krime kundër personit, të cili prokuroria i ka sekustruar 6 milionë euro pasuri, ushtron aktivitetin mashtrimit përmes investimeve të rreme në bursa.
Bekim Vranezi është një nga funitorët e grupeve të call centrave, duke u shitur numrat e telefonit dhe llogaritë bankare të qytetarëve evropianë, objekt i skemave të mashtrimit.
Klodian Marku me grupin e tij vijon aktivitetin e mashtrimit me bursa, pavarësisht një goditje që i dhanë rivalët, duke i arrestuar ortakun Agim Shehu dhe 6 punonjës që u shurdhuan me telefonata mashtrimi për një rrogë mujore. Pas një operacioni policor, grupi është ristruktuar dhe vijon aktivitetin.
Arjan Sinanaj ose Arjan Labi siç ka dëshirë të njihet në TikTok është një personazh i çuditshëm që nga një fans i rrjeteve sociale, në të vërtetë është një fans i vjedhjes miliona euro ndaj italianëve duke i mashtruar me investimet nëpër bursa. I vendosur diku pranë zonës së “Brrylit” zyra e Arjan Sinanajt ka arritur që nëpërmet një stafi vetëm me vajza, të fusë në xhep mbi 2 milionë euro.
Kliton Sulçe është skeduar si një nga bosët e call centrave dhe skemave të Forex, me mbrojtje të fuqishme policore. Asnjë rrjet call centerash nuk vepron pa mbrojtje policore.
Klaus Shaqiri, përmes kompanisë “Finantex”, komandon disa celula call centerash në Tiranë, duke qarkulluar miliona euro. Shaqiri dyshohet se është prestanome i deputetit të zgjedhur të PD-së, Belind Këlliçi.
Veysel Sahin, një shtetas turk i akuzuar, arrestuar, hetuar, gjykuar e dënuar në vendlindje për mashtrime me shuma të mëdha, drejton një rrjet call centerash në Tiranë.