Përplasja tek “Etika”, deputeti i PD debaton me punonjësit e Kuvendit: Të lejohet raportimi i mediave

Politikë

Publikuar: 23/12/2025

Përplasja tek “Etika”, deputeti i PD debaton me punonjësit e Kuvendit: Të lejohet raportimi i mediave

Mbledhja e sotme e “Etikës’ për përjashtimin e 29 deputetë të PD të kërkuar nga PS është shoqëruar me debate dhe tone të larta zëri.

Gazetarët dhe operatorët janë larguar nga punonjësit e kuvendit për të qëndruar në korridor përpara sallës ku po zhvillohet mbledhja.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka debatuar me punonjësit e kuvendit duke i kërkuar që media të lejohet e të mbuloj e raportoj zhvillimet në sekretariatin e Etikës.