“Berisha kërkon pushtetin me dhunë”, Mahmutaj: Synon të shpëtojë nga prangat e SPAK

Politikë

Publikuar: 23/12/2025

“Berisha kërkon pushtetin me dhunë”, Mahmutaj: Synon të shpëtojë nga prangat e SPAK

Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar protestën e opozitës para Kryeministrisë. Ai tha se kreu i PD, Sali Berisha ka si qëllim të shpëtojë nga prangat e SPAK.

Mahmutaj u shpreh gjithashtu se Berisha është në hall dhe kërkon të marrë pushtetin me dhunë, por pushteti merret vetëm me votë.

“Qëllimet e qytetarëve nuk bashkohen me qëllimet e Berishës. Berisha ka qëllim të shpëtojë nga pranga e SPAK. Berisha ka hallin e tij personal. Protesta sot prodhoi ca akte të shëmtuara dhune dhe gjithmonë kështu kanë qenë. Kaq është fantazia politike e Berishës. Kaq është mundësia dhe kaq shihet nga opozita shqiptare. Berisha e nisi në 1990 me mashtrimet e tij. Njerëzit pas pak vitesh i la pa bukë në 1997. Për të fshehur mungesën e inteligjencës politike, prodhon akte dhune. Me dhunë, Berisha mendon se do marrë pushtetin. Pushteti merret me votë”,tha gazetari për “Abc News”.