VIDEO/ Tym e flakë te Kryeministria- Protestuesit sulmojnë me molotov dhe përplasen me policinë

Politikë

Publikuar: 22/12/2025

VIDEO/ Tym e flakë te Kryeministria- Protestuesit sulmojnë me molotov dhe përplasen me policinë

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e qëllimeve që është largimi i Edi Rama nga drejtimi i qeverisë pas skandaleve të mëdha të korrupsionit që kanë kulmuar me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për t’i hequr imunitetin dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Me grumbullimin e deputetëve të opozitës dhe liderëve të opozitës, kanë nisur dhe shtyrjet e para fizike mes protestuesve dhe policisë të vendosur në gardh para Kryeministrisë.

Ishin fillimisht deputetët e PD të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu që përbënin kordonin te selia qeveritare.

Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës.