Kompania e djalit të Çim Beshirit u fsheh nga policia për vdekjen e elektriçistit 65-vjeçar, arrestohet një i pafajshëm në vend të tij

Krim & Korrupsion

Publikuar: 21/12/2025

Kompania e djalit të Çim Beshirit u fsheh nga policia për vdekjen e elektriçistit 65-vjeçar, arrestohet një i pafajshëm në vend të tij

Disa ditë më parë një ngjarje tragjike ndodhi në Paskuqan, ku humbi jetën Halil Picari, 65 vjeç, i punësuar si ndihmës elektriçist në një objekt në ndërtim. Sipas të dhënave, ai dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i pallatit dhe ka ndërruar jetë në vend.

Ngjarja u tentua fillimisht të mbahej jashtë vëmendjes publike, por pas raportimit të nga VoxNews, Policia e Shtetit reagoi duke njoftuar arrestimin e administratorit të firmës nënkontraktore “Al Great” sh.p.k., Avni Mekshi, për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë.

Ekskluzive/ Kompania e djalit të Çim Beshirit u fsheh nga policia

Tabela informuese e kantierit të ndërtimit

Ajo që nuk u bë publike nga policia është identiteti i kompanisë ndërtuese, e cila sipas burimeve të VOX NEWS është “Fare Bau Albania” sh.p.k., me administrator Fabio Beshirin, djali i Shkëlqim (Çim) Beshirit.

Ekskluzive/ Kompania e djalit të Çim Beshirit u fsheh nga policia

Fabio Beshiri, djali i Shkëlqim Beshirit dhe administrator i FARE Bau Albania

Pavarësisht se legjislacioni shqiptar parashikon përgjegjësi të përbashkët për sigurinë në kantier, deri më tani nuk është bërë e ditur asnjë masë ndaj kompanisë ndërtuese.

Hetimet pritet të përcaktojnë përgjegjësitë ligjore dhe nëse përveç nënkontraktorit, duhet të ketë pasoja penale apo administrative edhe për kompaninë ndërtuese, e cila është përgjegjëse për sigurinë në kantier. Ka dyshime të forta se Çim Beshiri, i lakuar në media si prestanome i Shkëlzen Berishës, po ndërhyn për të shpëtuar djalin e tij nga përgjegjësia penale, duke bërë ‘kurban’ Avni Mekshin. /VoxNEWS