‘Balluku’/ Sherri në Këshillin e Mandateve për USB-në, SPAK: Anëtarët mund t’i marrin provat

Politikë

Publikuar: 19/12/2025

‘Balluku’/ Sherri në Këshillin e Mandateve për USB-në, SPAK: Anëtarët mund t’i marrin provat

Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen e imunitetit të Ballukut, po diskutohet ende për USB-në me provat e SPAK. Socialistët thonë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja nuk duhet t’iu jepet anëtarëve që të aksesojnë materialet vetë. Por, prokurorët e SPAK thonë se materiali i USB-së mund të aksesohet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe mund t’i kenë provat secili prej anëtarëve.

Ardian Kalija, avokati i zv.kryeministres Belinda Balluku ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të njihet me provat e SPAK që janë dorëzuar në Kuvend bashkë më kërkesën për autorizim për arrestimin e saj.