Plagoset personazhi i njohur i TikTok, i dënuar në Angli për disa vepra penale

Kronike

Publikuar: 16/12/2025

Plagoset personazhi i njohur i TikTok, i dënuar në Angli për disa vepra penale

Fabion Kuçi i njohur në rrjetet sociale si “GUCCI” është plagosur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 9 të qytetit e njohur ndryshe edhe si lagja e Re.

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital nën kujdes mjekësor, sipas burimeve të ‘ABC news’. 

Fabion Kuçi, ka qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë disa vite burg. Gucci ndodhej në Shqipëri prej disa muajsh.