52-vjeçarja nga Tërbaçi Festime Mjeshtri drejtoj Bashkinë e Bulqizës që nga viti 2023 falë fuqisë së Ballukut në Qarkun e Dibrës. Dikur shpërndarëse broshurash dhe fletëpalosjesh, Mjeshtri e pa veten në zyrën e kryetarit të një prej bashkive më të varfëra në vend, ndonëse ndodhet mbi pasurinë nëntokësore më të madhe të Shqipërisë, pasuri e cila vidhet prej 30 vitesh nga mafia e kromit.
Fillimisht, Festime Mjeshtri e nisi me vjedhje të vogla dhe bakshishe, duke u kthyer muajt e fundit në një mejshtre e tenderave klientelistë dhe korruptivë, ku arriti të aplikonte tarifën korruptive prej 20 % për çdo tender. Dikur 20 % e kishte dëgjuar vetëm në TV dhe gazeta, ndërsa tashmë po e aplikonte vetë si kryetare bashkia deri kur një ditë të shikojë hetuesit e BKH-së në derë.
Krahas ndërhyrjeve estetike që të dikton pushteti në rritje dhe qarkullimi dengjeve me para, Festime Mjeshtri po konsolidon një rreth klientele, duke diktur dhe ndarë sipas roleve paratë publike, ku përfshihen, sipas burimeve; Dritan Chek, Arben Çela, Mehdi Lala, Korab Turja, Musa Selami, Ramazan Kalia, Fuat Borishi, Aqif Shehu etj.
‘Mjeshtrja’ e tenderave nuk ka as arsimim dhe as profesion. Në faqen zyrtare të Bashkisë Bulqizë shkrian se “Pas përfundimit të studimeve, ka punuar si Specialiste Promocioni në Njësinë Vendore të Kujdesit Shendetësor, Bulqizë për rreth 10 vjet. Gjatë kësaj periudhe Mjeshtri ka kryer shumë trajnime në fushën e shëndetësisë“.
Festime Mjeshtri nuk thotë se ku i ka përfunduar studimet, çfarë studimesh ka përfunduar dhe gjatë cilës periudhë?
E vërteta e ‘diplomimit’ të kryebashkiakes së Bulqizës është sa e hidhur aq edhe paligjshme aq dhe e turpshme, ndërsa Mjeshtri nuk deklaron as pasurinë e plotë dhe në përputhje me ligjin.
Ndërkaq, nga maj 2023, Festime Mjeshtri është kryetare e Bashkisë Bulqizë. Nga ana tjetër, vëllai i saj, Luan Mjeshtri, rezulton administrator i njësisë Administrative Ostren gjatë kohës kur Festimha ishte kryetare e bashkisë. Njësia Ostren është në varësi të bashkisë. Konflikti i interesit është flagrant.
Luan Mjeshtri u arrestua në dhjetor 2023 për shpërdorim detyre si pjesë e grupit që shiste vërtetime false të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës. Vërtetimi shitej kundrejt ryshfetit 100 mijë lekë. Znj. Mjeshtri nuk pati një reagim për skandalin. As ILDKPKI nuk veproi për konfliktin e interesit.