Aksioni i SPAK te AKSHI/ BKH kontroll në bizneset e Klajdi Merkajt, ‘pastroi’ milionat e marra!

Kryesore

Publikuar: 16/12/2025

Aksioni i SPAK te AKSHI/ BKH kontroll në bizneset e Klajdi Merkajt, ‘pastroi’ milionat e marra!

Agjentët e Byrës Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle ditën e sotme në bizneset e Klajdi Merkajt, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Veprimet janë pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe lidhje të mundshme me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI).

Klajdi Merkaj është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale me fondet e tenderave të AKSHI-t.

Hetimet kanë nxjerrë dyshime të forta se përmes bizneseve të Merkajt janë pastruar shuma të konsiderueshme parash, të marra në mënyrë të paligjshme nga tenderat e këtij institucioni.

Autoritetet po vijojnë kontrollet për të identifikuar të gjithë personat dhe kompanitë e përfshira në këtë skemë.

/voxnews