Në protestën e pestë radhazi para Kryeministrisë, Sali Berisha mezi mblodhi një grusht militantësh, me të cilët shpreson se do të rrëzojë Edi Ramën. Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, numri i militantëve që i bashkohen protestës së Berishës po vjen duke e rrudhur nga java në javë.
Në të njëjtin bulevard ku Berisha mblodhi militantët e tij, më herët ishte kreu i Shqipëria Bëhet që u përplas ashpër me forcat e policisë. Prej një jave ai po proteston para Kryeministrisë, por policia e largoi nga trotuari për të vendosur perimetrin e sigurisë rreth godinës qeveritare. Më pas Lapaj dhe mbështetësit e tij u larguan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe u vendosën pranë Kryesisë së Kuvendit, për t’i liruar Sali Berishës vendin për të protestuar.
/Shqiptarja.com