Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëron se këtë të shtunë, do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike dhe pritet të merren vendime të guximshme, për atë që ai e quan beteja finale e demokratëve.
Berisha pranoi se ishte gabim mbështetja me firma për Endri Shabanin si kandidat për postin e Avokatit të Popullit, ndaj dhe ato u tërhoqën.
Ndërkohë, Berisha ka reaguar pak më parë në llogarinë e tij në Facebook, ku shkruan se gabimet janë njerëzore. Partia Demokratike është gjendur kohët e fundit në situata të paprecedenta, ndërsa anëtarësia ka kërkuar reagim nga Berisha.
“Gabimet janë njerëzore, por qëndresa është ADN-ja e demokratëve. Sot në mbledhjen e kryesisë, kryesia do marrë vendimet për t’u angazhuar në betejën vendimtare, betejën finale”, shkruan Berisha.