U tërhoq nga mbrojtja e Erion Veliajt, avokati: Kërkojmë që kryetari të ketë akses në një kompjuter pa internet, duhet të njihet me 61 mije faqet e dosjes!

Aktualitet

Publikuar: 12/12/2025

U tërhoq nga mbrojtja e Erion Veliajt, avokati: Kërkojmë që kryetari të ketë akses në një kompjuter pa internet, duhet të njihet me 61 mije faqet e dosjes!

Avokati Artan Gjermeni foli sot në një emision televiziv  lidhur me vendimin e tij për t’u larguar nga çështja e Erion Veliajt, ditën e sotme, pas vendimit të GJKKO për rrëzimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës për të mos qëndruar pas kafazit prej qelqi në seancat gjyqësore dhe për t’u njohur me aktet e dosjes.

Ai parashtroi sërish kërkesën e tij për Veliajn. Avokati kërkoi që kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj të ketë akses në një kompjuter pa internet, që të të njihet me 61 mije faqet e  dosjes.

“Nuk e di pse bëhet kaq e vështirë, ndërkohë në vende të tjera të paraburgimit ose të vuajtjes së dënimit me burg  kjo ndodh efektivisht.

Në Fier ke kompjutera  pafund që të pandehurit vejnë e lexojnë kaktet e tyre/ është kaq e thjeshtë një pajsije elektorinike e cila nuk ka akses në intrnet dhe rrjete sociale po bëhet lexues i një usb”, tha avokati.

Avokati: Në këto kushte ne kërkojmë të na mundësohen aktet në dosje në mënyre elektronike. 61 mijë faqe unë i kam në rrugë elektorinike.  Kjo USB elektronike mund t’i jepet kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në dhomat e paraburgimit mbi një urdhërin të SPAK.

Nuk e di pse bëhet kaq e vështirë, ndërkohë në vende të tjera të paraburgimit ose të vuajtjes së dënimit me burg  kjo ndodh efektivisht.

Në Fier ke kompjutera  pafund që të pandehurit vejnë e lexojnë kaktet e tyre/ është kaq e thjeshtë një pajsije elektorinike e cila nuk ka akses në intrnet dhe rrjete sociale po bëhet lexues i një usb.

Artan Gjermeni, avokati mbrojtës i kryebashkiakut, Erion Veliaj dha sot  dorëheqjen ditën e sotme. Mësohet se ky vendim ka ardhur pasi vendimit të Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion GJKKO, e cila ka refuzuar kërkesën e tij që ti  jepej mundësia klientit të njihej me aktet e dosjes 60 mijë faqe. Më vonë Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO), i ka caktuar atij një avokat kryesisht, konkretisht Valentina Teodoreskun.

Ndërkohë seanca paraprake për kryetarin e bashkisë Tiranë është shtyrë për në datën 5 janar.