Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë një reagim të fortë ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, pas mbështetjes që këta të fundit i dhanë me firma Endri Shabanin, për ta bërë Avokat të Popullit, pavarësisht se më vonë deklaruan se do i tërhiqnin.
“Ikni nga uzurpimi i PD dhe Opozitës horra Deputet K*rvi. Zhdukuni nga politika konservatore ju deputetë degjenerata mbështetës të Shaban Sorosit që lejuat uzurpimin e Avokatit të Popullit. Ik që aty BQ”, shkruan ish-deputeti.
Endri Shabani është zgjedhur Avokat i Popullit, i propozuar në Kuvend me firmat e deputetëve të Partisë Demokratike dhe i votuar me 85 vota, nga deputetët e Partisë Socialiste.
Janë dhjetëra figura të tjera nga opozita, që ashtu si Kujtim Gjuzi, kërkojnë që deputetët e Partisë Demokratike të mbajnë përgjegjësi për firmat që hodhën në mbështetje të Endri Shabanit, edhe përse ai përherë ka mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Berishës dhe PD.
“Turpi mbetet aty për 28 deputet të listës PD që suportuan me firma soristin Endri Shabani. Endri Shabani mori 85 vota të Rilindjes, 85 vota të dala nga një proces zgjedhor 11 maj 2025 i kontestuar nga opozita Konservatore siproces i paligjshëm i partisë shtet me regjim komunar.
28 deputet pista PD dhe “Opozita” 18 prej tyre që firmosën mbështetje për Endri Shabanin si avokat të Popullit kanë suport makro nga Fondacioni Alex George Soros”,vijon reagimi i ish-deputetit Kujtim Gjuzi.
