SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë Altin Dumanin, presim bashkëpunimin edhe me Brahon

Aktualitet

Publikuar: 11/12/2025

SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë Altin Dumanin, presim bashkëpunimin edhe me Brahon

Ambasada amerikane ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho.

Reagimin e vet, Ambasada e nis me një vlerësim për Altin Dumanin.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”-thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.