“Prisni nga Rama që të bëjë marrëveshje ‘gentleman’-ash?/ Paloka për Avokatin e Popullit: Luajtët me firmat dhe…

Politikë

Publikuar: 11/12/2025

“Prisni nga Rama që të bëjë marrëveshje ‘gentleman’-ash?/ Paloka për Avokatin e Popullit: Luajtët me firmat dhe…

Deputeti i PD-së, Edi Paloka nga Kuvendi deklaroi se maxhoranca po luan sa i takon firmave për Avokatin e Popullit.

Ai tha se nuk presin që Rama të zbatojë marrëveshje gentelman-ash.

Prisni nga Rama që të bëjë marrëveshje ‘gentleman’-ash? Mos prisni. Këta nuk zbatojnë as rregullore dhe as ligje dhe as Kushtetutën! As nuk duhet ta zgjasim më këtë diskutim. Këtu është e qartë që nuk marrëveshje apo që të ketë Kuvend. Këtu po luhet në këtë mënyrë, që po luani me firmat. A thatë që ia latë procesin opozitës? Pasi patë se u mblodhën firmat, thatë; ia kemi lënë opozitës! Mbylleni këtë farsë të radhës dhe të vazhdojmë!”, tha ai.