Nga “masakra e Cërrikut”, te “vrasja e Glinës” – Adnan Xholi rrëfen çështjet e bujshme që ka hetuar: Dy biznesmenë u detyruan të hapnin vetë varret e tyre…

Kryesore

Publikuar: 11/12/2025

Nga “masakra e Cërrikut”, te “vrasja e Glinës” – Adnan Xholi rrëfen çështjet e bujshme që ka hetuar: Dy biznesmenë u detyruan të hapnin vetë varret e tyre…

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi në prezantimin e platformës së tij përpara KLP, ka shpalosur gjithashtu dhe karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai thekson se për kohë të gjatë ka mbajtur poste drejtuese.

Prokuroria është organi i decentralizuar, prokurorët janë të pavaruar, drejtuesi është menaxhet i cili si i barabartë mes të barabartëve ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e punës, të orientojë burimet njerëzore dhe të godasë paligjshmërinë.

Roli i drejtuesit ka në fokus arritjen e rezultateve të suksesshme me qëllim rritjen e  besimit të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për shkak të strukturës dinamike të kriminalitetit, duhet një vëmendje e shtuar. Kjo trupë prokurorësh duhet të bëjë gjithçka që në përballje me opinionin publik të jetë e sigurt që po bën aq sa duhet. Vijoj sot para jush me një eksperiencë mbi 27 vite pa shkëputje në sistemin e drejtësisë. Karriera ime ka një ngritje konstante dhe të vazhdueshme. Kam udhëhequr disa hetime për një gamë të gjerë çështjesh të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Kam përfaqësuar prokurorinë në të gjitha shkallët e gjykimit dhe përpara se të bëhem pjesë e SPAK. 

Drejtuesi krahas rolit menaxherial duhet të japë shembull për marrjen përsipër të përgjegjësive të shtuara. Të qenurit drejtues në nivele të ndryshme të prokurorisë, më ka dhënë mundësinë që nga pikëpamja e ligjit të thelloj njohuritë  e  mia duke treguar një kujdes të veçantë në zbatimin e ligjit. Suksesi i prokurorit matet në gjykatë”, tha Xholi.

Ai tregoi edhe disa nga çështjet e bujshme që ka hetuar: 

Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshme’.

Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës.  I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhramiHetimi ishte pezulluar. E rihapa dhe u identifikuan, arrestuan dhe dënuan autorët. Rasti tjetër ka të bëjë me një pengmarrje, ku pengu u ekzekutua, por autorët vijuan të kërkonin para. U identifikua autori dhe u kërkua dënim përjetë për të”.

Ai kujtoi edhe disa prej ngjarjeve më të rënda që ka hetuar kur ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Ngjarjet e 97, të njohura si “masakra e Cërrikut”, ku janë vrarë 6 efektivë të Gardës dhe “masakra e Qafë gjashtës”, ku u vra një efektiv policie dhe u tentua të vritet një drejtues policie. Ndodheshim në një presion të jashtëzakonshëm të familjarëve të të pandehurve, që ndjeheshin të paprekshëm në qytetet e tyre dhe të familjarëve të viktimave, që kërkonin drejtësi”.