Të arrestuar nga SPAK, kush janë dy anëtarët e grupit kriminal që trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së

Kronike

Publikuar: 10/12/2025

Të arrestuar nga SPAK, kush janë dy anëtarët e grupit kriminal që trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së

SPAK ka goditur disa grupe kriminale të trafikut të drogës, ku anëtarë të tyre ishin edhe pjesëtarë të fisit Rraja. Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 nga të cilat janë ekzekutuar, ndërsa 4 persona janë ende në kërkim. Në media janë publikuar foto të dy anëtarëve, Marvin Bushati dhe Agim Nina.

Kush janë të arrestuarit dhe ata në kërkim

Rrexhep Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja ishin në kërkim nga policia e Fushë Krujës për dhunën në guroren e këtij të fundit në Borizanë, ngjarje e ndodhur më 6 korrik 2023. Përparim Rraja është kushëri i ish-deputetit Rraja. Dhuna barbare ndodhi pasi dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Anëtarët e fisit Rraja i bënë për spital pasi i dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda. 

Aldo Gjini po ashtu është arrestuar më herët. Në korrik 2021, u përfshi në një plagosje në Tiranë. Gjini rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Dyshohet edhe si autor i një plagosjeje në 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016, u arrestua në Itali për shpërndarje droge.