Joni Keta është emëruar drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ai zëvendëson Aida Hajnaj, mandati i së cilës përfundoi në muajin gusht.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) votoi me 11 vota pro propozimin e komisionit të SPAK për emërimin e Ketës në krye të këtij institucioni për një mandat 5-vjeçar.
Joni Keta, 37 vjeç ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda BKH-së ndërsa pas largimit të Hajnajt, mbajti funksionin e kreut të komanduar të institucionit.
Ish-drejtueses Hajnaj i përfundoi mandati në muajin gusht të këtij viti.