Instruktorët amerikanë trajnojnë ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër dronëve: Rrisim kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë

Aktualitet

Publikuar: 09/12/2025

Instruktorët amerikanë trajnojnë ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër dronëve: Rrisim kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë

Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey. Lajmin e bën të ditur ambasada amerikane në Tiranë. Këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.

“Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s”,- thuhet në postimin e ambasadës amerikane në rrjetet sociale.

/shqiptarja.com