Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, shpallen në kërkim dy autorët, njëri ishte në arrest shtëpie

Kryesore

Publikuar: 02/12/2025

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, shpallen në kërkim dy autorët, njëri ishte në arrest shtëpie

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla.

Në pranga është vënë 32-vjeçari Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpuëntor, pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve. U arrestua edhe roja i arburantit Kujtim Pisha për moskallëzim krimi. Identifikohen dy autorët dhe shpallen në kërkim.  Dy autorët janë identifikuar si Marselo Arani dhe Armando Kola.

Njoftimi i policisë: 

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.

Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.

Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).

Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.

Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Skandali / Autori i vrasjes së biznesmenit në Elbasan ishte në ‘arrest shtëpie’!

Marselo Arani, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një emër i njohur për drejtësinë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.

32-vjeçari ishte nën masën arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë para rreth një viti më parë nga policia e Elbasanit ka arrestuar Marselo Aranin, i akuzuar për pastrim parash.

Pjesë nga njoftimi i policisë: Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi Marselo Aranit 14 pasuri në pronësi të tij.

Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjatë hetimeve është provuar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.

Pasuritë e konfiskuara:

Një apartament në Durrës;

11 automjete të markave të ndryshme (Mercedes-Benz, Audi SQ7, Maserati, BMW, Suzuki, Fiat, Volkswagen, Jeep);

Një motoçikletë BMW;

Një biznes për tregti dhe qiradhënie makinash në Elbasan.

Çfarë është masa arrest shtëpie:

Sipas nenit 237: me vendim gjykate, të pandehurit i urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij (ose një vend i caktuar) dhe të qëndrojë aty, sipas kushteve që përcakton gjykata.

Kujtojmë se Marselo Arani, 32-vjeç, dhe Armando Kola, 35-vjeç janë shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan.

Në pranga janë vënë dy të tjerë, 32-vjeçari Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpunëtor, pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve, si dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja.

/voxnews