Sali Berisha përçan grupin e “Kafes”!

Politikë

Publikuar: 01/12/2025

Sali Berisha përçan grupin e “Kafes”!

Kreu i PD-së, Sali Berisha duket se po përçan grupin e anëtarëve të PD-së që morën pjesë në një takim, pasi ka emëruar Xhemal Gjunkshin si këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë tij.

Ky vendim është marrë ditën e sotme.

Gjunkshi ishte një nga ish-kandidatët për deputetet të PD-së që mori pjesë në takimin informal të enjten e 27 nëntorit në një hotel në Tiranë. 

Së bashku me të ishin demokratët e tjerë si Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja dhe disa demokratë të tjerë.

Sot Sali Berisha, nga një konferencë nga selia e PD-së, bëri me dije se grupi që mori pjesë në takimin informal, është takuar edhe me atë.