Ish-deputeti i PDIU Dashamir Tahiri, ka shpërthyer ndaj kryetarit të kësaj force politike Shpëtim Idrizi, teksa tha se ka shkatërruar Partinë për Drejtësi, Integritet dhe Unitet.
Gjatë një interviste televizive, Tahiri ka deklaruar se çamët janë në një proces riorganizimi dhe do të ringrihen.
Po ashtu, ish-deputeti tha se çamët e kanë shkakruar nga puna, pasi në zgjedhjet e fundit, ai nuk arriti që të marrë as mijë vota.
“Sot është Shoqata Çamëria në ringritje, se siç e dini, janë shkatërruar të gjitha dhe po ringrihen. Janë mbledhur nga komuniteti çam, shqiptarët e Çamërisë. Ka qenë jo ekzistente, ka filluar rithemelimi, ringritja, gjithçka nga e para.
Ata që e shkatërruan, ju e dini, Shpëtim Idrizi, çamët e kanë pushuar nga puna, nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan.
Ai është faktori kryesor që i ka marrë peng të gjitha, por çamët nuk i mori dot peng Enver Hoxha, jo më Shpëtimi. Çamët do ringrihen në të gjitha rrethet kudo që janë dhe do bëhen edhe më të fortë seç ishin”, tha ai.