Ekzekutohet biznesmeni me dy emra Mondi Mehalla në Elbasan, pronar karburanti dhe i një rrjeti taksish

Kryesore

Publikuar: 30/11/2025

Ekzekutohet biznesmeni me dy emra Mondi Mehalla në Elbasan, pronar karburanti dhe i një rrjeti taksish

Një biznesmen është gjetur i pajetë mbrënjen e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, biznesmeni Edmond Mehalla është qëlluar me armë zjarri. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mehalla, 43 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të karburantit në pronësi të tij në unazën jugore të qytetit. Mëhalla është gjetur i plagosur brenda makinës së tij dhe ka ndërruar jetë pak çaste më pas.

Dyshohet se atentati ka qenë i mirëorganizuar ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja pasi kanë konfirmuar ekzekutimin e Mëhallës. Biznesmeni u qëllua me pistoletë, ndërsa policia ka shoqëruar në polici personat që ndodheshin në vendngjarje. 

Biznesmeni është vrarë me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin ‘Xhaxhi Oil’ në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit. Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur ‘El Taxi’.

Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.

Nga informacionet rezulton se Mëhalla ishte proceduar për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Mehalla ishte një gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. E gjithë zona ku ndodhi ngjarja është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç. 

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.